Transmetuar më 22-11-2020, 15:07

Lumi Osum në Berat është ndotur duke na ofruar një pamje shqetësuese këtë të dielë.

Përveç ndotjes, në anë të lumit janë parë po ashtu edhe bagëti të ngordhura.

Dyshimet janë se shkak për ndotjen e lumit mund të jenë bërë derdhjet e fabrikave të përpunimit të ullirit.

Situata ka krijuar shqetësim mes banorëve, por ende asnjë reagim nga Bashkia dhe institucionet e tjera.

Ndodh shpesh që ky lumë të bjerë pre e ndotjes dhe papërgjegjshmërisë. /k.k/noa.al/