OPINION nga Kreshnik Spahiu: Pse Berisha nuk ngushëlloi vdekjen nga Covid të Bashkim Koplikut?
Transmetuar më 22-11-2020, 09:58

Dje u nda nga jeta Prof. Bashkim Kopliku. Për ata që janë të rinj po ju kujtoj se ai: Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993.

Dje ai ndërroi jetë në avion teksa po shkonte në Itali për t’u kuruar nga Covid 19.

Qindra personalitete shkruan dhe ngushëlluan dje, ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, me përjashtim të atij që e kish detyrim i pari.

Sali Berisha e kishte zv/kryeministër, por si zakonisht e kishte hedhur rrugëve, sespe ashtu ka bërë 100% me çdo numrat dy në parti.

Unë po ju kujtoj që ai nxori nga partia gjithë numrat 2 dhe zv/kryeministrat.

Bashkim Kopliku

Dashamir Shehi

Gramoz Pashko

Ilir Rusmaili

Bamir Topi

Gazmend Oketa

Jozefina Topalli

Vetë i zgjidhte dhe vetë i denigronte. Vetë i bënte heronj dhe pastaj i bënte tradhtarë. Sali Berisha i hedh rrugëve duke i vrarë politikisht, por më pas hyn në hasmëri për së gjalli dhe për së vdekuri. Aq shumë i urren, sa nuk i uron dot as kur ndrrojnë jetë. Mos e shihni Berishën me kostum dhe kollare, sepse aty nuk do e dalloni shpirtin e tij.

Populli thotë: “Djalli fshihet në detaje” Tradita e dhe Kanuni Malësisë Gjakovës e kërkojnë qē sot ai, të ishte në krye të funeralit, sepse humbi bashkpuntorin më elitar, të viteve të lavdishme të Partisë Demokratike, por fatkeqsisht, ai nuk shpenzon as dy reshta ngushëllim për njeriun e tij të afërt që ndërroi jetë. Nuk ia fal kritikat që Bashkim Kopliku i bëri këto vitet e fundit. Urrejtja i ka errur sytë për të harruar çdo Kanun apo traditë shqiptare. Urren çdo kënd që i del kundër në këtë botë dhe botën tjetër.

Për Berishën, Bashkimi është një kufomë, që nëse do kish mundësi do përdorte si arkivolin e Azemit për të hapur dyert e kryeministrisë apo si kufomat e Covid 19 që kanë mbushur portalet e Partisē Demokratike.

Veç se nuk është i aftë të kuptojë se në frigoriferin e morgut, ka futur Partinë e tij, që e krijoi me Bashkimin, Azemin, Gramozin, Bamirin, Dashin, Jozefinën, Astritin, Meksin …….

Lamtumirë Bashkim Kopliku: o burr fisnik dhe elitar. Ty sot të nderon Shqipëria, pavarsisht se të harroi partia.