Trump pëson një tjetër goditje, ja vendimi i gjykatës në Pensilvani
Transmetuar më 22-11-2020, 09:05

Një gjykatës federal i Pensilvanisë hodhi poshtë padinë e bërë nga drejtuesit e fushatës elektorale të Donald Trump për të pezulluar certifikimin e votës në këtë shtet.

Refuzimi hap rrugën asaj që autoritetet e Pensilvanisë të zyrtarizojnë rezultatet e zgjedhjeve. Për Trump kjo është një humbje e radhës, ndoshta e profilit më të lartë që kur Joe Biden fitoi zgjedhjet me 6 milionë vota më shumë se miliarderi.

Vendimi, megjithatë, nuk duket se e ndalon presidentin në detyrë. Në një shënim, fushata e Trump thotë se është qëllimi i tij të apelojë në Gjykatën e Shkallës të Tretë, si një mjet për të shkuar përfundimisht në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, sipas burimeve në gazetën Washington Post, Donald Trump mund të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit 2024.

Presidenti në detyrë amerikan u ka rrëfyer disa prej njerëzve të tij se ai dëshiron të mbetet një "forcë e kudondodhur" në politikë dhe media. /e.a/noa.al/