Transmetuar më 21-11-2020, 00:02

Aktivistja Brizida Gjikondi ka reaguar tepër e indinjuar për disa foto nga morgu i QSUT-së që janë publikuar nga disa media, ku trupat e të vdekurve janë të shtrirë në tokë.

Bëhet fjalë për pamje që tregojnë disa trupa të vdekurish të dergjura përtokë, që mbushnin sallën e morgut, imazhe që të kujtojnë pamjet e rënda që qarkulluan më mars nga Italia dhe Ekuadori.

Brizida Gjikondi politizoni situatën duke thënë se imazhet i publikoi sipas saj, drejtori i morgut që sipas Gjikondit është përkrahës i LSI.

Ajo akuzon drejtorin e morgut se ka bërë "fotoreporterin kob’zi, si i thekur i LSI-së"!, ndërsa shton se opozita nuk mund të marrë dot fitore me kauzën e Covid, me shpresën se mund të ngrejë lapidare pushteti mbi varre të tilla.

"Kishte tre ditë që mbështetësit e PD mburreshin nëpër rrjete me eufori dhe histeri që për punë ditësh do dilnin foto të tilla që do e rrëzonin Ramën dhe dosja kosovare e Bashës do të dukej lule. Tani që vij në shtëpi dhe hap mediat sociale llahtarisem me foto nga ambjente morgu?!

Po ku është lumturia këtu? Ku është entuziazmi?, pyet Gjikondi edhe pse askush nuk ka shprehur as lumturi dhe as entuziazëm.

"Shqipëria dhe shteti shqiptar ka shume probleme, thotë Gjikondi dhe shton: "Por fitore me kauzën e kovidit nuk keni për të korrur kurrë, mbi varre të tilla nuk ngrihen dot lapidare pushteti", shkruan Gjikondi.

Më herët, në lidhje me fotot e publikuara, reagoi edhe Drejtoria e Institutit të Mjekësisë Ligjore duke shprehur indinjatën për fotografitë që janë nxjerrë, duke theksuar se në këtë situatë të mbingarkuar morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete. /a.m/NOA.al