Transmetuar më 20-11-2020, 23:39

Alysson Jadin, 24 vjeçe, u gjet e vdekur në banesën e saj. Pa lënë një shpjegim me shkrim për gjestin e tij, sipas hetimeve, të gjithë të afërmit, nga dëshmitë, e bëjnë lidhjen.

Parukjerja e mbetur e papunë e kishte filluar aktivitetin e saj në fillim të gushtit dhe nuk e donte mbylljen e vendosur si pjesë e izolimit të dytë, rreth tre javë më parë.

Belgjika është goditur rëndë nga koronavirusi (më shumë se 15,000 pacientë vdiqën prej tij) dhe u detyrua në një izolim të dytë, por dramën po e përjeton një shoqëri e tërë, nga Kryeministri Alexander De Croo, te producenti i filmit Luc Dardenne.

"Vetëvrasja është komplekse, unë nuk dua ta zvogëloj atë vetëm në shkaqet sociale dhe ekonomike", pohoi drejtori i “Palme d’Or” në Kanë, lidhur me ngjarjen, teksa shoqërohej nga vëllai i tij, Jean-Pierre.

Por ekziston "shprehja e dëshpërimit shoqëror, e çoroditjes", duke kujtuar rëndësinë e "kushtimit të vëmendjes së veçantë njerëzve më të ndjeshëm", vazhdoi ai.

"Situata mbetet shumë e komplikuar", tha Alysson  për kanalin RTL-TVI.

Imazhi i buzëqeshjes së saj nën flokët e kuq dhe piercing është bërë i njohur për belgët

Policia ka nisur hetimet për të gjetur shkaqet, me miqtë e saj që pohojnë se e reja ka shfaqur shenja depresive ditët e fundit./a.m/NOA.al