Transmetuar më 19-11-2020, 20:56

Nuk ka shumë ditë që pas propozimit të Komitetit Teknik i Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu firmosi urdhrin për “mos grumbullimin në ambiente të mbyllura dhe të hapura me më shumë se 10 persona”.

Gjithashtu u ndaluan edhe “ grumbullimet politike” gjatë fushatës pasi ato cilësohen edhe si burime infeksioni. Me qindra qytetarë që kanë thyer rregullat dhe kanë shkelur masat, janë gjobitur.

PS pasi i ka firmosur nga njëra anë masat, pasi ajo e ka maxhorancën, por nuk po i binden rregullave të vendosura saj nga ana tjetër.

Deputeti i PS Sadri Abazi ka zhvilluar sot një takim me delegatët e njësisë 4 në Tiranë.

Në ambjente të mbrendshme, shumica shihen se kanë maskë por pa e ruajtur distancën, plot 20 deri në 30 persona, kanë bërë planet e fushatës së PS-së rreth një tavoline. Ligji parashikon mos-grumbullim edhe të 10 personave, në ambjent të jashtëm./a.m/NOA.al