Transmetuar më 19-11-2020, 19:54

Më 13 tetor të një viti më parë Richard Huckle, një nga pedofilët më të famshëm në Mbretërinë e Bashkuar, protagonist i dhjetëra e dhjetëra përdhunimeve ndaj fëmijëve (viktimat e tij ishin më shumë se 200) vdiq në burg, i vrarë nga i burgosuri Paul Fitzgerald.

Ky i fundit e kishte përdhunuar atë para se ta vriste: Arsyeja? Doja që ai të kuptonte atë, që ndjenin ata fëmijë (viktimat e tij)", tha vrasësi, i cili ishte gjithashtu ishte shoku i tij i qelisë.

Detajet dolën në gjykatë, ku 30-vjeçari Fitzgerald – i akuzuar për përdhunim dhe vrasje – pranoi vrasjen e Huckle, duke justifikuar krimin me një lloj "arsyeje morale". Pedofili u mbyt për vdekje me një tel pasi u përdhunua më herët nga një enë kuzhine. Një fund i tmerrshëm për një nga kriminelët më të urryer të Mbretërisë së Bashkuar, i cili ka qenë në burg që nga viti 2014./a.m/NOA.al