Çela: Rruga Skrapar-Përmet do të lidhë dy nga luginat më të bukura të vendit tonë, atë të Osumit dhe Vjosës
Transmetuar më 19-11-2020, 12:07

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka shpalosur objektivat e LSI-së për zhvillimin e qarkut të Beratit.

Duke u ndalur në zhvillimet strategjike, Çela shprehet entuziast për përfundimin e projekteve strategjike infrastrukturore të lidhjes së Skraparit me Përmetin, të cilat do t’i vijnë në ndihmë të bujqësisë dhe turizmit.

Sipa tij, pezullimi prej tre vitesh i financimit të kësaj rruge nga qeveria Rama është një padrejtësi që i bëhet banorëve dhe zhvillimit të qarkut të Beratit.

“Pas 25 prillit do t’i hapet drita jeshile projektit të rrugës Skrapar-Përmet. Një shpresë mjaft e madhe për zhvillimin e gjithë kësaj zonë, është një rrugë e cila do të lidh dy nga luginat më të bukura të vendit tonë, atë të Osumit dhe të Vjosës, e që do të shumëfishojë fluksin e vizitorëve dhe turistëve, një unazë që do të lidhënnë një rrugë krejt të re dhe shumë interesante dy qytetet e UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, përmes Skraparit dhe Përmetit”, – tha ndër të tjera Çela. /noa.al/