Transmetuar më 18-11-2020, 22:05

Shpërthimi i një autoboti me gaz u ka marrë jetën 14 personave.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në komunën Jala të shtetit të Nayarit të Meksikës.

Të paktën tre makina pësuan dëme të mëdha nga shpërthimi i çisternës.

Trupat e gjetur në makinat e përfshirë nga flakët ishin karbonizuar plotësisht.

Për shkak të djegies së madhe, trupat e viktimave do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të ADN-së për t’i identifikuar.

Më poshtë pamjet e frikshme: