
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela vendosi që të pezullohet procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ky vendim vjen në zbatim të urdhërit të Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ndaluar grumbullimet më shumë se 10 persona në ambiente të mbyllura ose të hapura.
Vendimi vjen pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë, publikoi listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore: I) Prokuroria e Përgjithshme 1. Olsian Çela 2. Thoma Jano, 3. Adnan Xholi, 4. Alfred Progonati, 5. Alma Muça, 6. Anila Leka, 7. Kudusi Shahu, 8. Kujtim Luli, 9. Sokol Stojani II) Prokuroritë e Apeleve 1. Ludovik Dodaj, 2. Moisi Duda, 3. Gjon Fusha, 4. Genti Xholi, 5. Fatjona Memcaj, 6. Arben Qosja, 7. Altin Binaj, 8. Enrik Haxhiraj, 9. Kleanth Zeka.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikon më poshtë listën e kandidatëve të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore: I) Prokuroria e Përgjithshme 1. Arqilea Koça II) Prokuroritë e Apeleve 1. Alfred Agolli, 2. Rozeta Qirjaqi, 3. Irma Balli, 4. Elvin Gokaj, 5. Edmond Hyka 6. Brahim Dragjoshi.
Këta prokurorë nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “b”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar. 7. Pelivan Malaj, ky prokuror nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “dh”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.
Lista me kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe lista me kandidatet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Pas publikimit të listës, Prokuroria e Përgjithshme pezulloi procedurat procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për shkak të pandemisë.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Përgjithshme:
Pershendetje te gjitheve! Me urimin qe te jeni sa me mire me shendet lutem gjeni si me poshte njoftimin per pezullimin e procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP
Tiranë, 18.11.2020 Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, ka vendosur pezullimin e procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shpallur në datë 13.11.2020, deri në një njoftim të dytë.
Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe siguron mbrojtjen e shëndetit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve.
Ju faleminderit!/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





