Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humb ndeshjen e mbetur të Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.
Pjesa tjetër e lojtarëve kanë rezultuar negativë.
Hysaj ishte pjesë e skuadrës kuqezi, në fitoren e fundit 3-1 ndaj Kazakistanit.
Për shkak të infektimit, Shqipëria humbi para grumbullimit edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm: portierin Thomas Strakosha dhe mbrojtësin, Marash Kumbulla.
Në vend të dytë me tetë pikë, kuqezinjtë kërkojnë fitoren me Bjellorusinë, në ndeshjen e mbetur, që do të luhet në Tiranë nesër më 18 nëntor.
Kundërshtari mban kreun e grupit me 10 pikë. Në rast fitoreje, e merr Shqipëria kreun e grupit.
Por trajneri Edi Reja llogaritë duhet t’i bëjë ndaj bjellorusëve edhe pa kapitenin, Elseid Hysaj./a.m/NOA.al