Situatë alarmante në vendin fqinj me Shqipërinë, ku rreth 40 për qind e popullsisë është shqiptare.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1 683 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 591 kanë rezultuar pozitivë, ose 35% e të testuarve, më i larti që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë Veriore.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 40 viktima, numri më i lartë i viktimave i regjistruar në 24 orë që prej fillimit të pandemisë.
Autoritetet shëndetësore thanë se në 24 orët e fundit janë shëruar 439 persona.
Për nga numri i popullsisë, rreth 2 milion, shifrat e fundit të raportuara në Maqedoninë e Veriut, konisderohet ndër më të lartat në Europë, përsa i përket raportit për 1 milion banorë. /a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd