Ndeshja Shqipëri – Kazakistan, formacionet zyrtare
Transmetuar më 15-11-2020, 17:41

Ndeshja përballë Kazakistanit do të thotë shumë për kombëtaren shqiptare të futbollit.

Objektivi i vetëm është fitorja dhe tre pikët për të shpresuar për më tej.

Pak përpara takimit janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave.

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrshi, Memushaj, Kallaku, Uzuni, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja.

KAZAKISTANI: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov, Kuat, Bejsebekov, Abiken, Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov. /k.k/noa.al/