Transmetuar më 15-11-2020, 15:50

Ka disa ditë që Kosova është prekur rëndë nga koronavirusi, me raste të shtuara ditore, si dhe humbje jete.

501 raste të reja janë identifikuar në 24 orët e fundit, nga 1 mijë e 361 testime. Ky numër është më pak se një ditë më parë, por gjithsesi mbetet i lartë.

Për fat të keq, 13 pacientë kanë humbur jetën, ku tre prej tyre janë në kryeqytet, Prishtinë.

Po ashtu 250 pacientë janë shëruar së fundmi teksa sa i përket rasteve, Prishtina mban kryesimin me 249 të tilla këtëtë diel.

Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 pacientë kanë humbur jetën. /k.k/noa.al/