Transmetuar më 14-11-2020, 14:01

Prej një jave trajneri i Kukësit është i izoluar në shtëpi, pas infektimit me Covid-19.

Ai sot ka ditëlindjen. Ish-mbrojtësi dhe trajneri i Partizanit, dhe i Kombëtares sonë, në këtë periudhë të vështirë ka marrë urime të shumta, nga dashamirës, të cilët i urojnë ditëlindjen dhe shërim sa më të shpejtë.

Edhe klubi i Kukësit ka zgjedhur t’i bëj një urim publik trajnerit.

“Trajneri Skënder Gega feston sot ditëlindjen e tij të 57. Klubi i Kukësit i uron edhe shumë vite të lumtura me fat e mbarësi dhe sa më shumë suksese në krye të Kukësit”.

“Urime ditëlindjen profesor Gega, të presim më të fortë”, – thuhet në njoftimin e klubit të Kukësit. /a.m/NOA.al