Po kthehej nga puna, revolta e shqiptares pasi u gjobit në mbrëmje me 200 euro: Zoti e shpëtoftë popullin tonë
Transmetuar më 13-11-2020, 23:48

Një qytetare e Kosovës ka shprehur zemërimin e madh ndaj masave kundër Covid-19 dhe izolimit të pjesshëm, të miratuara nga Qeveria e Kosovës, që u futën sot në fuqi.

Dafina Boja ka thënë se pasi ka përfunduar orarin e punës në Prishtinë në ora 17:30, është nisur menjëherë për në Pejë.

Peja është futur në izolim në ora 19:00, prandaj Policia e Kosovës e ka gjobitur Bojën me 200 euro pak minuta pas orarit.

Boja ka reaguar në Facebook duke shprehur zemërim ndaj vendimeve të qeverisë, saktësisht ndaj kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Masa hajgare-Shtet hajgare-popullin Zoti e shpëtoftë

Ky është shteti i Armend Zemajt!

Në ora 17:30 e kam përfunduar orarin tim të punës në Prishtinë dhe jam nisur për në Pejë në shtëpi.

Në ora 19:00 policia e Pejës në hyrje të qytetit, me urdherat e Avdullah Hotit, Armend Zemes dhe te tjerëve me shqiptuan gjobë 200 euro./a.m/NOA.al