Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu i lutet Zotit për shërimin e shpejtë nga koronavirusi të Kryepeshkopit Anasas Janullatos dhe Imzot George Frendo.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Spahiu shkruan se e mësoi me shqetësimin lajmin për infektimin e dy përfaqësuesve të lartë të Kishës ortodokse dhe asaj Katolike në vendin tonë.
“Mësova me shqetësim lajmin e prekjes nga COVID-19 të Anastas Janullatos dhe George Frendos! I lutem Zotit për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik! Zoti u dhëntë forcë dhe shërim të shpejtë” shkruan ai.
Kryepeshkopi Janullatos u transportua në Greqi për mjekim të specializuar.
Ka raporte kontradiktore për gjendjen e tij. Mediat helene thonë se gjendja e Janullatos është kritike për jetën, ndërsa Kisha Ortodokse përmes një deklarate tha dy orë më parë, duke iu referuar spitalit ku është shtruar në Athinë, se gjendja e tij është stabilizuar.
Sakaq, George Frendo pas infektimit, ndodhet i shtruar në një nga spitalet Covid në Tiranë./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd