Transmetuar më 12-11-2020, 16:31

Tirana është skualifikuar nga Kupa e Shqipërisë nga një ekip modest si Korabi i Peshkopisë.

Dibranët shënuan në limitet e përfundimit të minutave shtesë një gol që u dha atyre kualifikimin për më tej.

Edhe pse në një pjesë të lojës ata ishin me një lojtar më pak, arritën ta administronin takimin deri në fitore historike.

Po ashtu surprizë ka qenë fitorja e Dinamos ndaj Bylysit 1-2 kurse Partizani dhe Kukësi kanë marrë fitore të vështira dhe minimale ndaj Besës e Apolonisë.