Transmetuar më 12-11-2020, 15:33

Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se trajneri i Shpresave, Alban Bushi, është infektuar me Koronavirus, për pasojë nuk mund të jetë në stol për aq kohë sa do të rezultojë negativ. Skuadrën Shpresa në këto dy ndeshje do ta drejtojë Dzemal Mustedanagiç.

“Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me COVID-19 pas testimit me tampon, – thuhet në njoftimin e FSHF. – Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ia besojë drejtimin e kuqezinjve specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri". /E.A/noa.al/