Transmetuar më 12-11-2020, 09:27

Një qen ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testimit dhe Departamenti i Parandalimit të Sëmundjeve Infektive, i dërgoi një shënim Ministrisë së Shëndetësisë për ta informuar atë. Lajmi, i raportuar nga mediat lokale italiane, u konfirmua më vonë nga departamenti i Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një qen leshator, një racë franko-gjermane, që jeton me një familje prej tre personash në një komunë të zonës së Barit: të dy bashkëshortët dhe një fëmijë i mitur kanë rezultuar pozitivë edhe ata me Covid-19.

Shërbimi veterinar gjithashtu i bëri tamponin qenushit  dhe u gjet një pozitivitet i ulët. "Lajmi nuk përfaqëson një problem shëndetësor, nga sa ka dalë deri më tani qentë nuk janë të aftë për të përhapur infeksionin", – shpjegon këshilltari rajonal për shëndetin, Pierluigi Lopalco. /E.A/NOA.al/