Transmetuar më 11-11-2020, 21:05

Shuhet në moshën 89 vjeçare ish-sulmuesi i Romës, Dino Da Costa.

Ish-futbollisti ndërroi jetë dje.

Dino Da Costa është golashënuesi i tetë më i mirë i të gjitha kohërave te Roma.

Da Costa ka lindur në Brazil, por ai e mori nënshtetësinë italiane pasi emigroi në Itali, më 1955.

Da Costa ka shënuar 106 gola në 281  paraqitje në "Serie A" gjatë karrierës së tij, si dhe pesë gola në 31 paraqitje në "Serie B".

Ai ka gjetur 75 herë rrjetën për Romën me të cilën luajtur, nga të cilat 71 gola në Serie A, duke e vendosur atë si gola shënuesin e tetë më të mirë të skuadrës nga kryeqyteti italian./noa.al/