Vret gruan, dy binjakët dhe më pas veten. Arsyeja, paralajmërimi për divorc (FOTO)
Transmetuar më 11-11-2020, 18:36

Tragjike në Itali! 40 vjeçari Alberto Accastello kreu njw masakër në agim, brenda në shtëpinë e tij në Itali, kur mësoi se gruaja do ta linte për një burrë tjetër, raportuan mediat italiane.

Ai ka ekzekutuar gruan e tij dhe ka qëlluar ndaj binjakëve dy-vjeçarë të tyre që po flinin në krevatet e tyre, para se të kthente armën nga vetja, ka njoftuar policia.

Açastello qëlloi gruan e tij Barbara Gargano, 38 vjeçe, dhe dy binjakët 2-vjeçarë Alessandro e Aurora, si dhe qenin e shtëpisë, para se të vetëvritej duke u qëlluar në kokë.

Sulmi u krye të hënën në ora 5 të mëngjesit në shtëpinë e familjes pranë Carignano, në rajonin e Peimonte, rreth 20 km larg Torinos.

Ambulanca dhe policia shkuan menjëherë, por Alessandro vdiq gjatë rrugës, pasi ishte qëlluar teksa flinte në djepin e tij, konfirmoi mjeku ligjor Roberto Testi.

Motra binjake e të voglit Aurora, është e mbijetuara e vetme e tragjedisë, por mbetet ende në gjendje serioze për jetën në spitalin e fëmijëve në Torino.

Babai e bashkëshorti vrasës punonte në një kompani vendase ushqimore dhe mediat raportonin se ishte “në depresion prej disa kohësh” .

Shefi i tij Giancarlo Cerutti e përshkruante atë si “punonjës model që çdo sipërmarrës dëshiron të ketë”.

Gruaja e tij i kishte thënë disa javë më parë se donte të ndahej për të nisur një jetë të re me jë burrë që kishte njohur në punë, dhe kishte nisur takimet me avokatët e divorcit.

Media lokale Torino Today shkruante se para vrasjeve Accastello i kishte treguar të vëllait për planin e tij djallëzor.

Vëllai i vrasësit kishte reaguar duke njoftuar policinë por kur këta të fundit hynë në banesë duke thyer derën, gruaja e tij kishte vdekur, ndërsa Accastello vdiq pak pas ardhjes së tyre. Dy-vjeçari Alessandro vdiq gjatë rrugës për në spital ndërsa motra e tij binjake Aurora po lufton për jetën pasi është qëlluar në kokë.

/a.m/NOA.al