Transmetuar më 11-11-2020, 16:51

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, Maqedonia e Veriut u godit nga një tërmet me magnitutë 5.1 ballë e shkallës Rihter dhe në orët e pasdites nga një tërmet tjetër 5.2.

Lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Tiranë.

Epiqendrat e dy tërmeteve ishin jo më larg se 50 km nga Shkupi.

Ndërkaq, Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup tha se tërmeti më së shumti është ndjerë nga popullata e Gostivarit dhe e Mavrovës.

Në një video të publikuar mbi tërmetin e mëngjesit, shikohet se si kanë reaguar kafshët e Kopshtit Zoologjik në Shkup, kur toka po dridhej nga lëkundjet. Shihek kryesisht zogjtë dhe shpendët, që largohen.

Përmes videos, ky është reagimi i kafshëve, në momentin kur nisën lëkundjet në kopshtin Zoologjik: