Transmetuar më 11-11-2020, 07:41

Një tërmet i fortë ka goditur Maqedoninë e Veriut. Raportohet se në orën 04:54 minuta të mëngjesit të sotëm, Maqedonia e Veriut u trondit nga një tërmet me intensitet 5.5 ballë, të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit është në fshatin Leunovo të Mavrovës. Dridhjet e fuqishme janë ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit. Por tërmeti është ndjerë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale e as në njerëz. Lëkundjet kanë qenë në një thellësi prej 10 kilometrash. /E.A.NOA.al/