Transmetuar më 10-11-2020, 14:58

“Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga Fjalori Collins, e cila ka gjetur një përdorim të gjerë në të gjithë botën si pasojë e pandemisë Covid-19.

Duke iu referuar leksikografëve, fjala izolim është regjistruar në më shumë se 250 mijë përdorime gjatë vitit 2020.

Sipas fjalorit, izolimi përkufizohet si “vendosje e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe qasje në hapësira publike”. Kjo fjalë “përmbledh përvojën e përbashkët të miliarda personave”.

“Gjuha është një pasqyrim i botës përreth nesh dhe 2020 është dominuar nga pandemia globale. Izolimi ka ndikuar në mënyrën se si ne punojmë, studiojmë, bëjmë blerje dhe shoqërohemi ”, tha konsulentja e gjuhës në Collins, Helen Neëstead të Britanisë. /k.k/noa.al/