Transmetuar më 08-11-2020, 22:44

Modelja e Fitness-it, Dorina Mema, ishte e ftuar sot në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”, në Top Channel. Teksa po flitej për martesën, e gjyshja e femrës po tregonte historinë e saj të dashurisë, Dorina rrëfeu të sajën.

Ajo tha se është mbaruar me mblesëri dhe ka respektuar të gjitha traditat shqiptare.

“Martesën e parë e kam pasur me shkes, jam martuar me ato traditat, e virgjër, unë ashtu kam qenë, babai i Irsit ishte i pari për mua.

Ne kishim vetëm shkollë dhe shtëpi”, tha Dorina.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd