Prindër të 14 djemve, më në fund u bënë me vajzë
Transmetuar më 08-11-2020, 17:53

Një familje në Miçigan të Shteteve të Bashkuara është bërë lajm në media.

Arsyeja është se pas 14 djemve, bashkëshortët u bënë prindër të një vajze.

Kateri dhe Jay Schëandt janë prindërit e kësaj familje të madhe ku dominojnë djemtë, teksa mirëpritën të enjten e 5 nëntorit, vajzën e tyre të parë dhe fëmijën e tyre të 15, Maggie Jayne.

Ajo është motra e parë e vëllezërve Tyler, Zach, Drew, Brandon, Tommy, Vinny, Calvan, Gabe, Ëesley, Charlie, Luke, Tucker, Francisco dhe Finley.

Familja e mrekullueshme është subjekt i shfaqjes TV 14 Outdoorsmen , i cili ndjek aventurat e tyre në aktivitete të jashtme si gjuetia, peshkimi dhe kampe. /k.k/noa.al/