Transmetuar më 08-11-2020, 14:23

Këto imazhe janë vërtetë të rralla. Një fotograf nga Shtetet e Bashkuara arriti që të fokusojë në aparatin e tij momentin kur një ngjalë i çan fytin shpendit dhe i shpëton stomakut të çafkës.

Ngjala “gjarpër” qëndron në rërë të butë dhe shpendi e gëlltiti të gjallë, pa e ditur se do ishte viktimë.

Autori i fotove i ka shpërndarë ato në Instagram ku tregon ngjalën që del nga fyti e çafkës teksa ajo fluturon në qiell.

“Shkova në rezervat për të fotografuar dhelpra e shqiponja, ose gjëra të tjera që mund të ishin interesante. Pas fatkeqësisë së çafkës ajo nisi të ndiqej nga dy shqiponja të reja që e kuptuan hallin e saj dhe me siguri e kanë vrarë.

Në fillim unë besova se çakfa ishte kafshuar në fyt nga një gjarpër apo ngjalë. Vetëm kur shkova në shtëpi dhe pashë fotot nga afër, kuptova se ngjala po dilte nga gryka e saj”, tregon Sam.

Ngjalat gjarpër mund të rriten deri në dy metra të gjata dhe bishti i tyre i mprehtë arrin deri në gjysmën e gjatësisë. /k.k/noa.al/