Aksidenti tragjik i merr jetën 20 vjeçarit, futbollistit shqiptar në Gjermani
Transmetuar më 05-11-2020, 11:03

Një futbollist shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Gjermani.

Futbollisti 20-vjeçar, Jetëlir Hasani, ka humbur jetën pas aksidentit që ndodhi të dielën më 2 nëntor.

Klubi i futbollit VfL- Ulm 1905, ka njoftuar se bëhet fjalë për Jetëlir Hasanin.

” Të dashur miq, të dashur fansa. Na ka goditur një lajm i trishtuar. Shoku dhe bashkëlojtari ynë Jetëlir Hasani, iku nga ne duke na lënë me zemër të thyer. Ne dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona familjes Hasani. Më datën 8 nëntor nga ora 10 deri në ora 15 do të zhvillojmë një aksion për mbledhjen e fondeve”.

Shqiptari i Kosovës  aktivizohet te klubi Ulm 1905, në ligën amatore gjermane.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit është sjellë në Prishtinë, për t’u varrosur ditën e sotmen.

/NOA.al