Transmetuar më 05-11-2020, 10:49

Kitaristi dhe muzikanti që bëri epokë në fillim të viteve  ’90 me emra të njohur të muzikës shqiptare në atë kohë, me të cilët bënë revolucion pas ndërrimit të sistemeve, ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me Covid-19.

Ai ka qenë pjesë e Grupit X, grup mjaft i njohur në ato vite.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur këngëtari Dashnor Diko.

Basisti Artur Kruja u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare pasi ishte prekur edhe nga Covid. Kur gjendja e tij u përkeqësua tek Infektivi, ai u  dërgua për kurim edhe në Turqi, por nuk arriti dot të mbijetojë nga sëmundja.

Miqtë e shokët dhanë lajmin e kobshëm në rrjetet sociale, duke e kujtuar Turin jo vetëm për profesionalizmin mbi krijimtarinë, por edhe humorin e tij që e shoqëronte kudo.

“Keqardhje për Turin e mrekullueshëm me të cilin kam kujtime shumë të bukura, një nga pjestarët e grupit X, muzikant i talentuar dhe me botë shpirtërore shumë positive. Do të mbaj mend për humorin tënd të spikatur dhe për atmosferën që krijoje në grup. Lamtumirë shoku ynë e ngushëllime familjes” shkroi këngëtari i mirënjohur Dashnor Diko në rrjetet sociale.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd