Transmetuar më 04-11-2020, 16:09

Kampionët në fuqi të Tiranës e nisin me fitore sezonin e ri. Në ndeshjen tjetër, Kastrioti debutues mundi Partizanin 2-1. Da Silva në 19′ dhe Rezinë  87’ shënuan golat e fitores, ndërsa për të kuqtë Asani rihapi ndeshejn në 65′, por goli i tij nuk mjaftoi për të besuarit e trajnerit Ilir Daja.

Sulmuesi maqedonas Najdovski kaloi dy herë në epërsi Tiranën, që në minutat e parë. Ai shënoi në ‘6 golin e parë dhe në ‘14 realizoi golin e dytë. Dy minuta më pas Kukësi mund ta rihapte ndeshjen, por topi godet traun e portës.

Tirana administroi rezultatin dhe kërkoi golin e tretë në minutat e mbtura. E gjitha ndeshja mbyllet 2-0 në favor të skuadrës së drejtuar nga Emanuel Egbo.

Tirana-Kukësi (Formacionet zyrtare)

Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Vrapi, Najdovksi, Gyamfi, Kobinah, Muçi (Halili 82’), Danso, Sasraku. Trajner: Emanuel Egbo

Kukësi: Xhika, Lulaj, Horic, Hetemaj, Demiri, Limaj, Matheus, Taipi, Ibraimi, Gashi (Gavazaj ’46 (Ymeri ;82), Eze (Kuper). Trajner: Skënder Gega

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd