Transmetuar më 04-11-2020, 10:20

Deklarata e Donald Trump ishte "skandaloze dhe e pashembullt". Kështu deklarohet nga fushata e kandidatit demokrat për president, Joe Biden, duke komentuar fjalët e presidentit mbi numërimin e votave në SHBA.

"Është skandaloze, sepse është një përpjekje për të hequr të drejtat e tyre demokratike nga qytetarët amerikanë. Është e paprecedent, sepse asnjëherë në histori një president nuk u përpoq të mbyste zërin e Amerikanëve në një fushatë zgjedhjesh kombëtare", shpjegon shefi i fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon.

Ndërsa Trump deklaroi se do t’i drejtoheshin Gjykatës së Lartë për të ndaluar numërimin e votave, O’Malley u shpreh avokatët e tyre do ta pengojnë Presidentin aktual të SHBA. "Nëse presidenti vendos të ndjekë kërcënimin e tij, ne kemi ekipe ligjore të gatshme t’i rezistojnë përpjekjes së tij.", shtoi ai.

Ndërkohë, Joe Biden fiton edhe në Maine. Kjo është ajo që parashikohet nga Associated Press, duke specifikuar se kandidati demokrat ka fituar të paktën 3 nga 4 votat elektorale për marrjen e shtetit dhe Donald Trump shpreson të marrë të katërtin. Maine dhe Nebraska janë dy shtetet e vetme amerikane në të cilat nuk ka shumicë, por sistem proporcional.

Wisconsin dhe Michigan mund të shpallin rezultatet të enjten në mëngjes, por rezultatet e Pensilvanisë ndoshta nuk do të dihen deri të premten.

Problemi i ndërlikuar janë proceset gjyqësore të pritshme mbi fletëvotimet e diskutueshme, të cilat mund të zvarritin rezultatet e zgjedhjeve edhe më gjatë. Republikanët e kanë bërë të qartë se ata do të padisin kur ta shohin të nevojshme. /NOA/