Transmetuar më 04-11-2020, 07:45

Ndërkohë që gara zgjedhore po ashpërsohet, kandidati Joe Biden ka folur përpara mbështetësve. "Ndihemi mirë për pozicionin që kemi deri tani. E dimë se për shkak të votimeve të hershme të papara do të duhet të presim ca," tha ai.

Biden shprehu besimin se ai do ta fitojë Pensilvaninë, një shtet mjaft i rëndësishëm që mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve. Zoti Biden u tha mbështetësve: "Kini besim, mbani shpresën gjallë, ne do ta fitojmë këtë garë"! Biden i bëri komentet nga shteti Delauer.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shkruar në Tëitter për herë të parë pas fillimit të numërimit të votave duke paralajmëruar një deklaratë për shtyp.

Ndërkohë Donald Trump thotë se republikanët po arrijnë një fitore të madhe, por akuzon demokratët se po vjedhin zgjedhjet.

Ai garanton se një gjë e tillë nuk do lejohet pasi votimet s’mund ta vazhdojnë pasi qendrat e votimit janë mbyllur.

Presidenti Trump u drejtohet mbështetësve në Tëitter: "Ne jemi shumë më përpara por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne nuk do t’i lejojmë ata kuirrë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit". /NOA/