Transmetuar më 31-10-2020, 23:14

Imazhet e një vajze të vogël në Turqi që tërmeti me magnitutë 6.6 e zuri brenda në shtëpi, kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Të qarat dhe thirrjet dëshpëruese të saj “Mami, nuk dua të vdes” kanë prekur zemrat.

Video është filmuar nga nëna e vajzës, e cila tentonte të qetësonte fëmijët.

Tërmeti me madhësi 6.6 që ndodhi afër Seferihisar në Izmir u ndie në shumë qytete, përfshirë Stambollin dhe Bursën.

Tërmeti prej 15 sekondash, shkaktoi shkatërrim të madh, veçanërisht në Izmir dhe rrethet e tij.

Më poshtë pamjet rrënqethëse: