Transmetuar më 31-10-2020, 19:26

Mjeku Genc Sulçebe thotë se Shqipëria duhet të rikthehet karantinës, qoftë edhe pjesërisht, pasi nuk ka kapacitete spitalore dhe kur Europa po futet në karantinë totale, ai e sheh si absurditet faktin që vazhdojmë të qëndrojmë indiferent.

Mjeku shprehu habi edhe për disa masa të fundit absurde, si maska, që në lokal hiqe, dhe në rrugë mbahet me detyrim.

Sipas imunologut të njohur Genc Sulçebe, personat me grup gjaku A janë më të rrezikuar, ndërsa grupi Zero është më i mbrojtur.

Ditët e fundit është vënë re një shtim i rasteve me Covid, por edhe i viktimave. Sipas imunologut Genc Sulçebe kjo ishte e pritshme, por ai rekomandoi se duhet të ketë një izolim të pjesshëm.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Genc Sulçebe tha se Shqipëria nuk ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar një fluks të madh të pacientëve me Covid.

Ju jeni për një izolim të pjesshëm, – u pyet mjeku.

“Po sigurisht, sepse ndryshe nuk e parandalojmë dot. Nuk kemi kapacitete spitalore. Kjo është e nevojshme dhe e gjithë Evropa po e përjeton këtë situatë dhe po merr këto masa” – tha ai.

“Më vjen keq shumë për këto biznese, por për një farë kohë duhen mbyllur të gjitha kafenetë. Mund të lejohem vetën në ambiente të hapura dhe në asnjë mënyrë pa maskë”, – u shpreh Sulçebe.

Imunolgu tha se është skandaloz fakti që maska mbahet jashtë dhe hiqet sapo hyn në lokal.

“Mbajtja e maskës është gjë shumë pozitive, por paradoksalë dhe skandaloze është kur ti e heq maskën kur futesh brenda. Brenda është rrezikuar më i madh.  Të kesh maskën rrugës dhe të futësh në lokal dhe ta heqësh është paradoksale dhe e rrezikshme madje”, – tha mjeku Sulçebe.

/NOA.al