Transmetuar më 31-10-2020, 18:55

Skuadrat e shpëtimit në qytetin port të Turqisë, Izmir, po gërmojnë nën rrënojat e godinave të shembura për të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm të së premtes.

Bilanci i viktimave të tërmetit është rritur në 28 dhe mbi 800 janë të plagosurit.

Ndërkohë mediat kanë publikuar pamje nga shembja e pjeshme e një pallati.

Për të mbajtur ndërtesën në këmbë, deri në momentin kur të mbyllet operacioni i kërkim shpëtimit, autoritetet vendosën të përdorin makineritë e rënda.

Më poshtë pamjet: