Transmetuar më 31-10-2020, 17:09

Rritet numri i viktimave në vend nga COVID-19. Kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit shtatë pacientë, sipas të dhënave zyrtare. Por vetëm për dy më të rinjtë në moshë, Ministria e Shëndetësisë nuk tha se nga cili rreth i vendit ishin, ndryshe nga herë të tjera

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 7 vdekje në 24 orët e fundit, si dhe 241 raste pozitivë në 1260 të testuar gjithsej nga virusi SARS-COV2.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 319 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 34 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 44 vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, 66 vjeçar nga Tirana, 48 vjeçar nga Pogradec, 68 vjeçar nga Korça, 68 vjeçar nga Elbasani, 81 vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht sipas MSH në spitalet COVID janë të shtruar 319 pacientë. Ndërkohë numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 92.

Nisur nga shtimi i numrit të pacientëve në spitale është hapur spitali Covid3 në ambientet e ish-kurirgjive në QSUT, i cili do të menaxhohet nga Spitali Infektiv dhe do të ofrojë shërbim spitalor për pacientë të prekur nga Covid19 në gjendje më të lehtë shëndetësore.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnje, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,189 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)

Të shëruar ne 24 orë 92

Të shtruar në spitale 319

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1260

Testime totale 125,220

Raste pozitive 20,875

Raste të shëruara 11,189

Raste Aktive 9,177

Humbje jete 509

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4650

Durrës 851

Fier 706

Korçë 566

Shkodër 524

Lezhë 410

Elbasan 396

Vlorë 384

Berat 278

Kukës 190

Gjirokastër 129

Dibër 93