Transmetuar më 31-10-2020, 16:37

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Aksidenti është regjistruar pranë Terminalit të Autobusëve, ku një kamion dhe një “Benz” janë përplasur.

Fatmirësisht aksidenti ka kaluar pa dëme në njerëz, por ka pasur dëme materiale.

Sakaq, dy drejtuesit nuk kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes në pritje të policisë.

Kjo ka bërë që të bllokohet totalisht trafiku.

Shoferët kanë zbritur nga makinat, ndërsa situata vijoi e njëjtë prej shumë minutash.

Rruga Institut-Tiranë është bllokuar tërësisht, në pritje të policisë për të rikthyer normalitetin.

/NOA.al