Transmetuar më 30-10-2020, 09:35

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, pasi është përplasur nga një makinë tip Benz..

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë-Çermë rreth orës 23:15, ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi me iniciale I.K., 27 vjeç.

Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, 46-vjeçarin me iniciale A.Sh., banues në Divjakë. /NOA/