Transmetuar më 29-10-2020, 18:59

Nga Durrësi, ku pa nga afër punimet për riparimin e ndërtesave të dëmtuara të shkallës DS1, DS2 dhe DS3, Kryeministri Rama u përball edhe me qytetarët që i flisnin nga ballkonet e pallateve.

Njëri prej tyre dëgjohet t’i thotë “i madh je i madh”.

“1 metër e 98 centimetra jam, kaq i madh jam”, i është përgjigjur kryeministri.

Në Durrës, janë 458 pallate me shkallë dëmtimi DS1 – DS3, “ku brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lote të projektit”, thotë Rama. /k.k/noa.al/