Transmetuar më 29-10-2020, 13:03

Pas replikave në distancë mes kryeministrit Rama dhe grave greviste në Ballsh, vjen edhe reagimi i sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, numri dy i selisë blu shprehet se, sa herë flet kryeminsitri, mashtron.

“Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre. Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë”, – deklaron Bardhi.

Sipas tij, largimi i kryeministrit është zgjidhja e çdo problem.

Gazment Bardhi: Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre. Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë. Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut. /NOA/