Transmetuar më 28-10-2020, 14:07

Në Bularat të Gjirokastrës ishte sot i pranishëm zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, i cili mbajti një fjalim me rastin e festës kombëtare të Greqisë.

Në fjalën e tij, Kostas Vllasis garantoi komunitetin grek në Shqipëri se asnjëherë nuk do të jenë vetëm.

Ai tha se qeveria e kryeministrit Mitsotakis është dhe do të jetë pranë tyre.

“Jam sot këtu t’ju përcjell dashurinë e pakufizuar dhe mbështetjen e shtetit grek. Nuk jeni vetëm. Nuk do të jeni kurrë vetëm”.

“Grekët kudo që janë kanë vëmendjen e tyre të kthyer tek ju. Helenizmi është një dhe i pandarë”, tha ai.

“Këtu dhe shumë shekuj populli ynë ka mësuar të luftojë për ruajtën e identitetit, të gjuhës, të besimit Ortodoks dhe të traditave të tij. Për të gjitha këto që na bëjnë Grekë. Të jeni të bindur se qeveria greke dhe Kryeministri Mitsotakis ishin dhe dot ë jenë pranë jush”, – tha Vllasis.

Numri dy i diplomacisë greke kishte edhe një mesazh kishte edhe për Turqinë, për të cilën tha se ka zgjedhur rrugën e kundravajtjes ndërkombëtare. Sipas tij, Turqia është bërë faktor destabilues.

“Është edhe përballimi i përditshëm i qëndrimit provokues, pothuajse armiqësor do të thoja, të një fqinji arrogant, Turqisë. Turqia ka zgjedhur të kalojë në rrugën e kundravajtjes ndërkombëtare, në rrugën e kërcënimeve dhe shantazheve. Është shndërruar në një faktor i përhershëm tensionesh dhe destabilizimi i fqinjësisë sonë dhe më gjerë. Një shkaktar i vërtetë trazirash ndërkombëtare”, – u shpreh zv/ministri grek.

Ai kreu homazhe tek varrezat e ushtarëve grekë në jug të vendit tonë, si dhe te familja e Kasifas, i cili u vra dy vite më parë.

/NOA.al