Transmetuar më 28-10-2020, 13:49

Partia Demokratike ka publikuar shifrat e Eurostat, që sipas saj rrëzojnë propagandën e Ramës për shëndetësinë. Në një shënim në "Facebook", ish-deputeti Bardh Spahia thekson se shqiptaret paguajnë për shëndetin më shumë se vendet e rajonit, sepse qeveria i vjedh.

Sipas tij, shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur vendin.

“Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se çdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut, – komenton ish-deputeti i Shkodrës. – Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 çdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!".

Sipas Spahisë, "ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët, ku Edi Rama e ka futur këtë vend, e që nuk mbulohet dot më me propagandë sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë ashtu edhe territorialë”, shkruan ish-deputeti demokrat. /E.A/ NOA.al