Transmetuar më 27-10-2020, 20:39

Bie në pranga një person në Pogradec, i cili u kap në flagrancë në dyshimin se po transportonte disa sirianë.

Arrestimi i tij ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, shoferi pasi ka pikasur postobllokun e policisë në hyrje të qytetit të Pogradecit, është përpjekur për t’ju shmangur në një rrugë kundravajtje.

Policia ka arritur të kapë shoferin e makinës, brenda së cilës mendohet se ishin 5 sirianë.

Sakaq efektivët blu i janë vënë në ndjekje një mjeti tjetër tip “Benz”, i cili mendohet se hapte rrugën për makinën tip “ML” ku ndodheshin shtetasit e jashtëligjshëm.

Gjithashtu policia u vu në ndjekje edhë të një mjeti tjetër që dyshohet se shoqëronte mjetin e ngarkuar me refugjatë.

Në ndjekje të tyre kanë qënë 4 mjete policie ndërsa 2 drejtuesit e mjetit tip benz dhe ML janë shoqeruar drejt komisariatit të Pogradecit për veprime të mëtejshme proceduriale.