Transmetuar më 27-10-2020, 17:16

Rritje shqetësuese e numrit të të vdekurve brenda një dite në dy spitalet Covid në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë humbur jetën shtatë persona në 24 orët e fundit.

Sakaq janë regjistruar 284 raste të reja ndër 1278 tamponë të kryer.

Në dy spitalet Covid aktualisht janë 285 persona të shtruar nga 325 që është kapaciteti. /noa.al/

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020) Raste të reja ditore 284 Të shëruar ne 24 orë 103 Të shtruar në spitale 285 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 1278

Testime totale 119,607 Raste pozitive 19,729 Raste të shëruara 10,808 Raste Aktive 8,434 Humbje jete 487