Transmetuar më 27-10-2020, 08:32

Kryeminsitri Edi Rama e ka nisur ditën sot me transformimin e sektorit shëndetësor në vendin tonë, duke i referuar një vlerësimi të “Lancet”.

“Dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore "Lancet", e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Kryeministri e pasqyroi me një video, mesazhin lidhur me artikullin në fjalë.

Një ditë më parë, Rama vizioi spital Covid, duke shtuar se janë shtuar edhe dy të tjerë, të cilët do të jenë gati këtë javë për të pritur pacientë të rinj, në rast nevoje.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/779916759223516/?t=11