Transmetuar më 26-10-2020, 14:00

Ish-shefi i spiunazhit gjerman Gerhard Schindler tha se sundimtarët e Kinës po ‘përhapnin me shumë zgjuarsi’ ndikimin e tyre në botë.

Ai tha se Gjermania duhet të mbyllë firmën kineze Huawei nga rrjeti i saj 5G celular.

Schindler paralajmëroi gjithashtu edhe rrezikun për dyndjen e myslimanëve të ndikuar nga ‘radikalizimi’, pasi Angela Merkel hapi dyert e Gjermanisë për refugjatët në 2015.

Gerhard Schindler tha se Pekini dhe Partia komuniste Kineze ‘me shumë zgjuarsi’ janë duke përhapur ndikimin e tyre në të gjithë Evropën, Azinë dhe Afrikën – duke paralajmëruar që teknologjia e saj tani është aq e përparuar sa Gjermania nuk mund të dallojë nëse po përdoret për qëllime të mbrapshta.

Schindler i bëri thirrje Gjermanisë të heqë Huawei nga rrjeti i saj celular 5G në mënyrë që ta bëjë vendin ‘më pak të varur’ nga Pekini, duke përsëritur frikën e qeverisë amerikane se Huawei mund të përdoret për të spiunuar në favor të Partisë Komuniste të Kinës, që duket se po kthehet në një forcë dominuese në botë.

Schindler tha se një varësia ekonomike nga Kina ishte e pashmangshme, për shembull në industrinë kryesore të makinave në Gjermani, e cila shet më shumë se 250,000 automobila në vit për blerësit kinezë.

Tregtia midis Kinës dhe Gjermanisë ishte me vlerë totale prej 206 miliardë eurosh (186 miliardë funte) në 2019, duke e bërë atë partneritetin më të madh tregtar të Gjermanisë.

Sidoqoftë, Schindler tha se ‘ne duhet të përpiqemi të jemi më pak të varur’ sesa të shohim gjithçka përmes ‘marrëdhënieve të biznesit’.

Nëse kjo situatë do të vazhdojë, ai parashikoi se Kina do të kthehet në një domuninuese në botë, teksa komunizmi që u pretendua se dështoi në fund të ’90 mund të mos jetë i tillë.

Duke folur për The Times, Schindler argumentoi gjithashtu se vendimi i Angela Merkel për të hapur dyert e Gjermanisë për refugjatët në 2015 solli shumë muslimanë të cilët mund të ishin të prekshëm nga ‘radikalizimi, rekrutimi dhe dhuna’.

Më shumë se një milion prej tyre u vendosën në Gjermani, duke nxitur një reagim kundër Merkel edhe nga partia e ekstremit të djathtë.

/NOA.al