“Rilindas, pasi dështuat me Presidentin, po e reabilitoni”! – nga Elmaz Sherifi
Transmetuar më 26-10-2020, 10:24

Nga ELMAZ SHERIFI

Ministra, gazetarë dhe analistë të rilindur, i janë turrur presidentit përse i ka dhënë shtetësinë shqiptare një futbollisti.

Këta mjeranë, që nuk nxjerrin asnjë fjalë, nuk shkruajnë asnjërresht dhe nuk bëjnë asnjë pyetje, se cilët janë koncensionarët e inceneratorëve që po "thithin" pa u ndjerë miliona euro nga taksat e shqiptarëve, kanë identifikuar hatanë që ka bërë presidenti duke i dhënë shtetësinë lojtarit me ngjyrë.

Rilindas ! U futët në aventurën antikushtetuese dhe dështuat me shkarkimin e presidentit. Me fushatën e re, po e reabilitoni !

/NOA.al