Hapi i parë për të hequr kilogramët e tepërt është një regjim i shëndetshëm ushqimor. Këto janë disa nga ushqimet që ndihmojnë në humbjen e peshës dhe ju lejojnë të jetoni një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë:
Perimet:
Sallatat me perime janë mikeshat më të mira të çdo dietologu. Ato përmbajnë më pak kalori se çdo ushqim tjetër, megjithatë janë të mbushura me vlera ushqimore. Përbërës të shkëlqyeshëm për të përgatitur një sallatë janë selino, kastraveci, marule, domate, spinaqi dhe rukola. Edhe me të gjitha këto perime të kombinuara, sallata juaj do të përmbajë ende më pak kalori sesa një kupë akullore. Sidoqoftë, kujdes duhet treguar kur marinoni sallatën. Në vend të ndonjë përzierjeje të rëndë dhe kremoze, provoni pak lëng limoni të freskët, pak gjizë me pak yndyrë si dhe kripë dhe piper për shije.
Mollët:
Rezulton se një mollë në ditë mban larg jo vetëm mjekun, por edhe kilogramët e tepërt. Një mollë mesatare është ndër ushqimet më të rëndësishme për humbjen e peshës, sepse përmban vetëm rreth 50 kalori. Mollët ju japin ndjenjën e ngopjes minus kaloritë. Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë zbuluan se njerëzit që hanë një mollë para vaktit konsumojnë më pak kalori sesa ata që nuk e hanë.
Bukë Cracker:
Buka “cracker" është një bukë e sheshtë, e hollë dhe e freskët që përdoret si shoqëruese e vakteve në disa vende të tilla si Turqia, Irani dhe India. Kjo lloj buke po bëhet gjithashtu e njohur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara duke qenë se është një burim i mirë i karbohidrateve dhe përmban vetëm 17 kalori për fetë. Kjo është një zgjedhje e shkëlqyer dhe me pak kalori për të gjithë ata që duan të hanë një lloj buke me vaktin e tyre. Meqenëse është bërë nga niseshteja, lehtësisht mund t’ju japë ndjenjën e ngopjes, kështu që hani më pak.
Qumështi:
Trupi ka nevojë për kalcium për kocka më të forta dhe dhëmbë më të shëndetshëm. Për shkak të kësaj, nutricionistët rekomandojnë të pini të paktën dy gota qumësht çdo ditë. Sidoqoftë, qumështi i rregullt përmban një sasi të lartë kalorish, kështu që nuk ka qenë zgjedhja e preferuar e njerëzve që duan të humbin peshë. Keni tre zgjedhje, ose pini alternativën me pak yndyrë, ose qumësht të skremuar (95 kalori / 250 ml) ose qumësht soje (90 kalori / 250 ml). Trupi merr të njëjtën sasi kalciumi nga këto lloje qumështi, por me më pak kalori krahasuar me qumështin e plotë (175 kalori / 250 ml).
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd