Nuk besonte se Covid-19 ekziston, ndërron jetë modeli i njohur
Transmetuar më 17-10-2020, 19:50

“Unë isha nga ata që besonte se Covid-19 nuk ekziston, derisa u sëmura dhe vetë”.

Kështu shkruante Dmitriy Stuzhuk nga Ukraina pak ditë më parë.

Një model i njohur në Instagram, ka humbur jetën në moshën 33-vjeçare, pasi u infektua me Covid gjatë një udhëtimi në Turqi.

Dmitriy ishte shumë i njohur në Instagram për mbajtjen e trupit në formë dhe stilin e shëndetshëm të jetesës.

Pas infektimit me Covid, babai i 3 fëmiëjve shkruante në një postim:

"Dua të ndaj me ju mënyrën sesi u sëmura… Unë isha nga ata që besonte se Covid nuk ekziston, derisa u sëmura dhe vetë. COVID-19 nuk është një sëmundje e shkurtër! Dhe është e rëndë”.

Dmitriy tha se ishte zgjuar në Turqi me qafë të enjtur dhe vështirësi në frymëmarrje.

Kur u kthye në Ukrainë u diagnostikua me Covid-19 dhe u shtrua në spital.

Bashkëshortja e tij, Sofia Stuzhuk, njoftoi ditën e sotme vdekjen e Dmitriy, duke thënë se koronavirusi i kishte shkaktuar komplikacione në zemër.